Transmetuar më 25-05-2018, 21:48

Imazhet e mëposhtme vijnë nga Bangladeshi, vend në të cilin dhjetëra pastrues kanalesh vdesin çdo vit.Ata kanë punën më tragjike të mundshme, dhe zhyten me metra të tëra në pusetat e ujërave të zeza.

Ata paguhen më së shumti 7,50 paund në ditë për të notuar nëpër kanalizimet e ndotura të kryeqytetit të mbipopulluar të Dakas, pa ndonjë pajisje mbrojtëse.

Qyteti prej 14 milionë banorësh vuan nga një sistem i papërshtatshëm i kullimit që është bërë dukshëm më i keq nga shiu i madh, duke çuar në përmbytje të shpeshta.

Ata duhet të mbajnë frymën kur zhyten nëpër puseta, dhe gjithashtu duhet të përballen me ajrin helmues brenda ujërave të zeza.

Shumë prej tyre vdesin çdo vit nga mbytja, dhe të tjerë vuajnë nga sëmundje të rënda. /k.k/noa.al/