Transmetuar më 29-05-2018, 21:07

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Mësohet se një person është goditur me thikë gjatë mbrëmjes së sotmen Prishtinë.

Më konkretisht sulmi me thikë ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati” të kryeqytetit të Kosovës.

Mediat vendase shkruajnë se personi i sulmuar ka marrë lëndime dhe është dërguar në Emergjencë.

Ndërkaq nuk dihet ende diçka konkrete për gjendjen e tij shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës të cilat janë duke u marrë me rastin.

Motivet e këtij sulmi ende janë të panjohura për organet e rendit./a.k/noa.al/