Transmetuar më 30-05-2018, 08:09

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme, duke promovuar turizmin në alpet e vendit tonë.

Kreu i qeverisë thotë se alpet kanë pësuar transformim fantastik, nga zona të izoluara në destinacion turistik gjatë gjithë vitit.

“Me këtë përmbledhje në 120 sekonda të transformimit fantastik të Alpeve shqiptare, nga një zonë e harruar, e braktisur dhe e izoluar, në një destinacion të jashtëzakonshëm turistik gjithëvjetor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në videon më poshtë gjeni pamjet e publikuara nga Kryeministri, ku shihet ndryshimi.

Vihen re rrugët e rregulluara, të cilat e bëjnë më të lehtë aksesin edhe në zonat më të thella. /a.y/noa.al