Transmetuar më 05-06-2018, 21:07

Kryeministri holandez i ka habitur të gjithë kur iu derdh kafja në Parlament.

Mark Rutte ka marrë fshesën dhe e ka pastruar vetë kafen që derdhi, ndërsa aty ishin të pranishme edhe sanitaret.

Ato e kanë përshëndetur veprimin e pazakontë të Rutte duke e duartrokitur.

Në vend që të largohej, Rutte iu kërkoi sanitareve që t’i sillnin një leckë për të pastruar vendin që ai bëri pis.

Një veprim i rrallë për një kryeministër.

Rutte ka bërë jehonë edhe për faktin se shkon në punë me biçikletë dhe pa shoqërues.