Transmetuar më 06-06-2018, 15:28

Vendi fqinjë, Greqia, ka paralajmëruar se së shpejti do të zgjerojë hapësirat e saj detare.

Ka qenë ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos, që i është drejtuar qytetarëve grekë me këtë artikulim, teksa nuk ka përmenduar ndonjë shtet specifik nga i cili do të përfitojë hapësirë detare.

Ndërkohë, Greqia dhe Shqipëria janë në një proces negociatash për të gjetur një zgjidhje mbi kufirin detar.

“Ne jemi në një moment të rëndësishëm në historinë e kombit, shumë shpejt do të zgjerojmë hapësirën tonë territoriale ujore, njohjen e zonave ekonomike ekskluzive, shfrytëzimin e pasurisë nënujore dhe vendi ynë do të hyjë në një epokë të re”, ka thënë Kamenos.

Çështja e kufirit detar me Greqinë, ka ndezur shpesh herë debatin politik në vendin tonë.

Debati u shtua edhe së fundmi, ku të djathtët pretendojnë se pala shqiptare është duke falur  një pjesë të rëndësishme detare te fqinjët grekë. /k.k/noa.al/