Transmetuar më 08-06-2018, 14:06

Një aksident fatal dhe i dhimbshëm ndodhi sot duke i marrë jetën në lule të rinisë tre djemve.

Tragjedia preku familjet Berisha, Ceka dhe Lika në Ferizaj të Kosovës, raporton noa.al duke ju sjellë dhe fotot e tre të ndjerëve.

Flamur Berisha, Enis Ceka dhe Artan Lika ndërruan jete si pasojë e aksidentit që  ndodhi në orën 00.40 të ditës së sotme, në magjistralen Kaçanik-Ferizaj, afër restorant Mani-t.

Policia lokale tha se dyshime janë që drejtuesi i makinës tip Opel Astra, me targa të Kosovës, Flamur Berisha, “duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, humbi kontrollin mbi automjetin, duke dalë nga rruga dhe duke u përplasur në disa grumbuj dheu dhe gurësh anës rrugës dhe duke u rrokullisur me automjetin, me pasojë që shoferi dhe tre pasagjerët, sipas mjekëve, të pësojnë lëndime të rënda të cilat çuan në vdekjen e shoferit dhe dy prej tre pasagjerëve.

Në gjendje kritike ndodhet i plagosuri i katër i dërguar në spitalin e Prishtinës. /noa.al/