Transmetuar më 11-06-2018, 17:40

Dy kryeministrat, ai i Greqisë dhe Maqedonisë, kanë zhvilluar sot një bisedë telefonike, ku në qendër të argumentit ka qenë emri i ri i Maqedonisë.

Telefonata e shumëpërfolur Tsipras-Zaev, lidhur me përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së emrit është realizuar pasditen e të hënës. 

Por bashkëbisedimi i  dy kryeministrave nuk ka prodhuar ndonjë lajm.

Zyra e shtypit e kryeministrit të Greqisë tha se ishte Zaev ai që telefonoi Tsipras (Cipras).

“Komunikimi u zhvillua në klimë të mirë, zgjati një orë dhe nesër do të ketë një telefonatë të re për të finalizuar bisedimet”, – thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të kryeministrit Tsipras.

Më herët, paraditen e të hënës, Tsipras ishte takuar për më shumë se një orë me ministrin e jashtëm, Nikos Kotzias.

Edhe pse objekti i këtij takimi ishin Athina dhe Shkupi, Kotzias nuk bëri asnjë deklaratë kur doli nga selia e kryeministrisë.

Maqedonia Veriore dhe Maqedonia e Re janë dy ndër emrat më të mundshëm për vendin fqinjë. /k.k/noa.al/