Transmetuar më 12-06-2018, 23:14

Pasi Maqedonia dhe Greqia arritën një marrëveshje për emrin, ka reaguar edhe ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo shkruan se çështja e emrit u kthye në pengesë të pakalueshme për avancimin në rrugën Euro Atlantike.

“Për 27 vite çështja e emrit të Maqedonisë, prej sot Republika e Maqedonisë Veriore, u kthye në problemin më të madh jo vetëm mes saj e Greqisë, por dhe pengesa e pakalueshme për avancimin në rrugën Euro Atlantike”, shkruan Bregu.

Sipas saj gjetja e zgjidhjes është premisë për një rajon më të qetë.

“Gjetja e zgjidhjes, është më shumë se një akt kurajoje politike mes dy Kryeministrave Zaev e Tsipras. Është premisë për një rajon më të qetë, ku fati e gjeopolitika siç ndodh rëndom në Ballkan, mban tempin e progresit edhe të fqinjit”, shkruan Bregu./a.k/noa.al/