Transmetuar më 13-06-2018, 13:13

Pas marrëveshjes me homologun grek Aleksis Cipras për emrin e Maqedonisë, kryeminsitri i këtij vendi Zoran Zaev është nisur drejt presidencës për të informuar kreun e shtetit Gjorgje Ivanov.

Eskorta e kryeministrit ka qëndruar vetëm gjashtë minuta para presidencës, ndërkohë takimi mes krerëve të shtetit zgjati vetëm dy minuta sipas burimeve.

Kjo pasi presidenti ka deklaruar që qëndrimin e tij do ta shprehë në një konferencë për qytetarët.

Edhe pse jo zyrtarisht, mësohet se presidenti ka qenë kundër zgjidhjes së gjetur mes kryeministrave pasi ai ka qenë për një akord që mos të cënohej Kushtetuta e vendit.

Ivanov ka vlerësuar si “joserioze dhe të papërgjegjshme” që një çështje e rëndësishme të zgjidhet me anë të telefonit dhe marrëveshjen personale ndërmjet kryeministrave të të dy vendeve.

Ivanov është zgjedhur president nga VMRO-DPMNE sot në opozitë. Ai mbajti peng për disa muaj formimin e qeverisë së re nga LSDM dhe partitë shqiptarë pasi ishte kundër ligjit për gjuhën shqipe./a.m./noa.al/