Transmetuar më 13-06-2018, 18:28

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov është shprehur i bindur se nuk do të firmosë marrëveshjen e arritur për emrin e ri të Maqedonisë.

Vendimi i kreut të shtetit vjen dy ditë pasi kryeministat Zaev dhe Cipras ranë dakord për emrin, “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Në argumentet e Ivanov, kjo marrëveshje është e dëmshme dhe e keqe për vendin dhe historinë 73-vjeçare.

Ivanov tha se procesi i negociatave ka qenë jotransparent, ndërsa qeveria nuk ka pasur guxim për të bashkëpunuar me aktorët e tjerë në vend.

“Bashkimi Europian dhe NATO nuk mund të jenë alibi për një marrëveshje të keqe”, tha Ivanov.

Mbetet për t’u parë se si do të sillen palët politike në Maqedoni, në një kohë që edhe VMRO-DPMNE është kundër. /k.k/noa.al/