Transmetuar më 14-06-2018, 07:39

Një shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në vendin e tij të punës.

Bëhet fjalë për një shqiptar nga Kosova, i cili ka gjetur vdekjen në komunën e Wilderswil të Zvicrës.

Viktima i moshës 61-vjeçare, është goditur për vdekje nga një pllakë hekuri, në vendin e tij të punës.

Pavarësisht dërgimit në spital ai nuk ka mundur dot që të mbijetojë.

Mësohet se viktima, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, punonte kryesisht me shtrimin e rrugës.

Aktualisht autoritetet vendase kanë nisur hetimet, për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e aksidentit. /a.y/noa.al

Foto ilustruese