Transmetuar më 15-06-2018, 15:34

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 15:00 të ditës së sotme.

Ngjarja u regjistrua në fshatin Vrellë të Komunës së Istogut, në Kosovë, ku një motoçikletë u përplas me një makinë.

Aksidenti duket i përmasave të rënda, pasi motoçikleta ka përfunduar poshtë makinës.

Për pasojë, drejtuesi i mtorit ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital.

Ndërkohë, autoritetet policore ndodhen në vendin e ngjarjes për të mësuar shkaqet. /k.k/noa.al/