Prej ditësh aktorët vijojnë protestën për të kundërshtuar prishjen e Teatrit Kombëtar.
Një prej aktorëve më të mëdhenj të skenës shqiptare, Mirush Kabashi, tha se Teatri është Meka e kulturës shqiptare.
“Problemin mos ta trajtojmë në baza shembujsh e shifrash, por në baza parimesh. Nëse merrej një vendim duhej marrë i diksutuar me komunitetin e artistëve, nëse duhet të rikontruktohet ky teatër apo të ndërtohet një nga e para.
Nëse biet dakord duhet të jetë në projektin që do bëhet e gjithë sipërfaqja e teatrit ekzistues.
Për mua ky duhet të rikonstruktohet si teatër se ka një histori të lavdizhme, ky teatër është Meka e kulturës shqiptare”, tha Kabashi.
Ndërkohë, vijojnë dëgjesat puiblike me grupet e interesit për të gjetur zgjidhjen për çështjen e Teatrit Kombëtar. /k.k/noa.al/