Transmetuar më 19-06-2018, 18:17

Mëngjesin e së hënës, në shtëpinë e Ismet Zekës, në lagjen “Dardania” të Gjilanit, kishin zbarkuar njësitet policore, të shoqëruar nga Përmbaruesit Privatë, për të biseduar me Zekën 67 vjeç, rreth një kredie që ky i fundit e kishte marrë në njërën nga bankat që veprojnë në Kosovë.

Por, ndërsa policia e Përmbaruesit ishin në oborrin e Zekës, ai për një moment ishte shmangur në një nga pjesët e shtëpisë së tij, dhe me një plumb u vetëvra.

Ismet Zeka, 67-vjeçar nga qyteti i Gjilanit, mëngjesin e djeshëm qëlloi mbi veten me një armë zjarri në katin e dytë të shtëpisë së tij. Ai këtë veprim e bëri teksa në oborr i kishin shkuar njësitet policore, të cilat ishin duke asistuar Përmbaruesit Privatë.

Zeka, siç duket, kishte pasur një kredi në njërën nga bankat që veprojnë në Kosovë në emër të firmës së tij ku ishte përfaqësues.

Si pasojë e kësaj Përmbaruesi bashkë me përfaqësuesit e bankës i kishin kërkuar atij zgjidhje rreth këtij rasti.

Burime të Gazetës Express, bëjmë me dije se teksa këta të fundit provuan që të kontaktojnë me Ismet Zekën, ky i fundit për një moment i shmanget këtyre personave, duke shkuar në katin e dytë të shtëpisë së tij, ku rreth orës 10:10 tenton të vetëvritet, duke shtënë me armë në kokë.

Ai u dërgua për në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku pas disa minutave ndërroi jetë. /k.k/noa.al/