Transmetuar më 20-06-2018, 12:11

Ditëve të fundit është përfolur gjerësisht se imami Elvis Naçi do të jetë kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, përballë kryebashkiakut aktual Erion Veliaj.

Ditën e sotme imami ka vendosur që të reagojë për herë të parë.

Ai mohon përfshirjen në politikë, por thotë se jashtë saj do përpiqet të ndihmojë Shqipërinë për t’u bërë një vend më i mirë.

Po ashtu Elivs Naçi shprehet se është i vendosur që deri në ditën e fundit të jetës të mos merret me politikë.

Reagimi i imamit

“Nuk jam marrë ndonjëherë me politikë dhe jam i vendosur të mos merrem deri në ditën e fundit të jetës, kam një pasion dhe dashuri të madhe kur shpjegoj kush është Krijuesi i Gjithësisë dhe sa kam mundësi do përpiqem gjithmonë për ta bërë shqiptarinë më të begatë dhe më të bukur! Paqe dhe mirësi uroj për njerëzit e mirë”. /a.y/noa.al