Transmetuar më 21-06-2018, 20:34

Tre të rinj nga Shqipëria të cilët ishin arrestuar nga policia greke dhe burgosur pa afat për ndjekje gjyqësore, e fituan vetë lirinë duke marrë arratinë nga qelitë.

Ngjarja ndodhi të martën më 19 qershor (pardje) në burgun e Argjiropulos në Greqi, kurse sot autoritetet vendosën të publikojnë me afat të kufizuar gjashtëmujor, fotot dhe identitetet e plota të tre të arratisurve.

Ata janë:

Marjus Devolli, 31 vjeç

Gertian Vrushaj, 24 vjeç

Laze Gjikuli, 27 vjeç

Po ashtu, policia greke publikoi sot edhe fotot e dy djemve të tjerë shqiptarë që i cilëson si pjesë e bandës grabitëse.

Ata janë:

Panajot Mahmutaj, 17 vjeç

Hazbi Tahiri, 34 vjeç.

Ky i fundit mban edhe identitetet Radion Harizi dhe Endrit Tahiri.

Grupi kriminal u zbulua më 13 qershor 2018 në Athinë.

Policia thotë se pesëshja shqiptare në bashkëpunim mes tyre kryenin plaçkitje në kryeqytetin grek, kryesisht të banesave.

Tre të rinjtë, Devolli, Vrushaj dhe Gjikuli u arratisën nga qelitë e paraburgimit të Argjirupolit në Athinë, duke prerë kangjellat e dritares.

Ata u hodhën nga një lartësi e konsiderueshme dhe ia dolën të marrin arratinë pa u kapur dot nga gardianët dhe policia e cila vazhdon t’i kërkojë.

Dyshimet janë se tre të arratisurit janë futur në Shqipëri. /noa.al/