Transmetuar më 27-06-2018, 14:46

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, lajmëroi mesditën e sotme, arritjen e një marrëveshje për Teatrin Kombëtar.

Ai tha se falë kontributit të secilit është arritur një marrëveshje e mirë dhe "jemi sot gati të nisim negociatat për një Teatër të ri Kombëtar".

Por ditën e sotme 65 artistë, mes tyre aktorë, regjisorë por edhe personazhe të njohur të fushave të artit, kanë dërguar një letër të hapur ndaj Presidentit Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama, kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ministres së Kulturës Mirela Kumbaro.

Ata shprehen se koha e diskutimeve ka mbaruar dhe se tashmë duhet një vendimmarrje sa më e shpejtë, në mënyrë që Teatri i ri të ndërtohet sa më parë.

Por nënvizohet se, para nisjes së negociatave, prona që zotëron Teatri Kombëtar, duhet të shfrytëzohet ekskluzivisht për godinën e re të Teatrit Kombëtar, duke mos e cenuar dhe duke mos lejuar tjetërsimin e asnjë pjese të kësaj prone, apo vendosjen e saj në favor të partnerit privat për zhvillimin e pjesës tjetër të projektit.

Më tej thuhet se Teatri është një institucion kombëtar, dhe për këtë arsye kërkohet një proces transparent, që qartëson jo vetëm grupin e artistëve, por edhe të gjithë publikun, në lidhje me procesin e nisjes së ndërtimit, afatin konkret të përfundimit të kësaj godine dhe vënien e saj në funksion të publikut.

“I bëjmë thirrje të gjithë faktorit politik që të mos e përdorë çështjen e ndërtimit të godinës së re të Teatrit Kombëtar për qëllime meskine të politikës së ditës. Kjo vendimmarrje ka rëndësi historike dhe kombëtare; impakti i saj shkon përtej palëve dhe aktualitetit politik. Kërkojmë dhe inkurajojmë të gjitha institucionet vendimmarrëse ekzekutive dhe legjislative t’i japin rëndësinë e duhur me përgjegjësi jo vetëm ligjore, por edhe qytetare kësaj çështjeje. Koha për vendimmarrje në lidhje me këtë çështje tashmë ka ardhur”, thuhet në qëndrimin e 65 artistëve.

LETËR E HAPUR

Drejtuar: SH.T.Z. Ilir Meta

President i Republikës së Shqipërisë

Z. Gramoz Ruçi

Kryetar i Parlamentit Shqiptar

SH.T.Z. Edi Rama

Kryeministër i Shqipërisë

Znj. Mirela Kumbaro

Ministre e Kulturës

Z. Erion Veliaj

Kryetar i Bashkisë Tiranë

Ne artistët nënshkrues të kësaj deklarate, të vëmendshëm dhe të ndjeshëm ndaj debatit aktual rreth vendimmarrjes për godinën e Teatrit Kombëtar, gjithashtu të vetëdijshëm se kjo vendimmarrje do të ketë ndikim shumë të rëndësishëm në jetën kulturore dhe

shpirtërore të publikut, dëshirojmë t’i bëjmë me dije të gjithë opinionit publik se:

Shprehim dakordësinë tonë dhe nevojën urgjente për një godinë të re të Teatrit Kombëtar, një godinë e cila t’u shërbejë artistëve dhe mbi të gjitha publikut, i cili edhe pse në kushte tërësisht të papërshtatshme, për asnjë moment nuk e ka braktisur skenën e

teatrit.

Ne artistët e skenës, shprehim vullnetin dhe njëkohësisht edhe kërkesën, në funksion edhe të transparencës që i shërben forcimit të besimit në këtë proces, për përfshirjen tonë në mënyrë të domosdoshme në komisionin e negocimit që do të ngrihet për zhvillimin e projektit të ri, me qëllim për të qenë pjesë e vendimmarrjes që ka të bëjë me ngritjen e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Po kështu, shprehim mendimin tonë paraprak, para nisjes së negociatave, se prona që zotëron Teatri Kombëtar, duhet të shfrytëzohet ekskluzivisht për godinën e re të Teatrit Kombëtar, duke mos e cenuar dhe duke mos lejuar tjetërsimin e asnjë pjese të kësaj

prone, apo vendosjen e saj në favor të partnerit privat për zhvillimin e pjesës tjetër të projektit.

Teatri është një institucion kombëtar, dhe për këtë arsye ne kërkojmë një proces transparent, që qartëson jo vetëm grupin e artistëve, por edhe të gjithë publikun, në lidhje me procesin e nisjes së ndërtimit, afatin konkret të përfundimit të kësaj godine dhe vënien e saj në funksion të publikut.

I bëjmë thirrje të gjithë faktorit politik që të mos e përdorë çështjen e ndërtimit të godinës së re të Teatrit Kombëtar për qëllime meskine të politikës së ditës. Kjo vendimmarrje ka rëndësi historike dhe kombëtare; impakti i saj shkon përtej palëve dhe aktualitetit politik.

Kërkojmë dhe inkurajojmë të gjitha institucionet vendimmarrëse ekzekutive dhe legjislative t’i japin rëndësinë e duhur me përgjegjësi jo vetëm ligjore, por edhe qytetare kësaj çështjeje. Koha për vendimmarrje në lidhje me këtë çështje tashmë ka ardhur.

Prej momentit kur mendimi i ekspertizës institucionale që ka lidhje me arkitekturën, inxhinierinë e ndërtimit, zjarrfikësit etj., është shprehur në formë të qartë në lidhje me këtë çështje, çdo ditë që kalon është thjesht humbje kohë me debate të cilat mund t’i shërbejnë kujtdo, por jo interesave të publikut dhe Teatrit Kombëtar.

I gjithë ky proces, kërkon një bashkërendim dhe mbi të gjitha besim midis palëve, për të ngritur më në fund një godinë bashkëkohore dhe moderne të Teatrit Kombëtar, në shërbim të artistëve dhe publikut tonë artdashës.

1. Pirro Mani

2. Fatos Haxhiraj

3. Drita Haxhiraj

4. Artan Imami

5. Gezim Kame

6. Viktor Zhusti

7. Pellumb Kulla

8. Bashkim Hoxha

9. Luftar Paja

10. Haxhi Rama

11. Eva Alikaj

12. Josif Papagjoni

13. Berina Kokona

14. Spiro Duni

15. Laert Vasili

16. Zamira Kita

17. Sotiraq Bratko

18. Guri Koҫo

19. Hervin Ҫuli

20. Indrit Ҫobani

21. Genc Shkodrani

22. Lulzim Zeqja

23. Armando Bora

24. Gazmend Paja

25. Genti Deҫka

26. Andia Xhunga

27. Adelina Muҫa

28. Gent Hazizi

29. Ardian Cerga

30. Arben Kumbaro

31. Kastriot Ҫaushi

32. Petrit Malaj

33. Inis Gjoni

34. Kozeta Bakiu

35. Flaura Kureta

36. Elia Zaharia

37. Laedia Hajdari

38. Genti Kame

39. Erion Kame

40. Mateus Frroku

41. Kristo Ҫala

42. Gert Ferra

43. Bruno Shllaku

44. Paskualina Gruda

45. Erion Isai

46. Monika Lubonja

47. Paola Kodra

48. Blerta Belliu

49. Albano Prodani

50. Afrim Agalliu

51. Astrit Mamaj

52. Ilirjan Ali

53. Agron Hamo

54. Lavdimir Abilaliaj

55. Matilda Avdyli

56. Agron Jakupi

57. Drini Shehu

58. Jorgaq Tushe

59. Shkëlqim Jaupi

60. Jaho Guma

61. Luli Hoxha

62. Arjola Basho

63. Josif Sina

64. Gjergj Mena

65. Klea Huta /a.y/noa.al

“Teatri”, Veliaj: U arrit marrëveshja! Kur ka vullnet, ka rrugëzgjidhje

Marrëveshja me Veliaj për Teatrin, Arben Derhemi: Veç marrëzitë bëhen në një ditë