Transmetuar më 28-06-2018, 11:21

Bashkimi Europian ka njoftuar mundësinë për çeljen e negociatave me Shqipërinë, vitin e ardhshëm, me anë të një videomesazhi.

Por e veçanta e këtij videomesazhi është se në fokus të saj vihet ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

Fotografia e Topallit shfaqet pikërisht në momentin kur shkruhet, “Shqipëria bëri zgjedhjen e qartë për të ndjekur rrugën drejt BE-së”.

Gafë apo e qëllimshme? Fakt është se Jozefina Topalli nuk është as deputete dhe as lidere e opozitës.

Nëse është gafë, kjo tregon paaftësinë ose papërgjegjshmërinë e strukturave të pafundme të BE. Nëse është e qëllimshme, kjo mund të lexohet si preferencë e BE ndaj Jozefina Topallit duke e parë atë si lidere të ardhshme të opozitës.

Më tej në video shfaqet edhe Kryeministri Edi Rama duke shtrënguar duart me Presidentin e Komisionit Europian, Jean Claude Juncker.

Po ashtu vlerësohen reformat e ndërmarra nga shteti shqiptar, ku veçohet ajo në drejtësi.

Këtë të martë Këshilli i Europës, prezantoi konkluzionet për të shtyrë me një vit mundësinë për hapjen e negociatave me Shqipërinë. /a.y/noa.al