Transmetuar më 28-06-2018, 19:46

Shumë prej jush kanë vënë re se po përhapet çdo ditë e më shumë një hashtag: #ketajemine. Edhe pak minuta dhe kurioziteti do të shuhet. Ngrihet tenda e një shfaqjeje të re.

Kjo shfaqje nuk ka një hero në krye të saj. Ka shumë heronj dhe ka shumë heroina. Ata përballen me dragonj çdo ditë të jetës së tyre. Dragonj, kuçedra, gogolë, përbindësha dhe shumë krijesa të tjera të errësirës të cilat duan të shohin vetëm shkatërrim në këtë botë.

Disfatat janë të shumta në jetën e këtyre heronjve, por ata kanë një gjë të përbashkët. Ata nuk dorëzohen. Ata luftojnë. Sa herë rrëzohen ata ngrihen sërish më të fortë se më parë. Janë të vetëdijshëm se beteja e tyre nuk është vetëm për ta, është për të gjithë. Të gjithë ata që duan të jetojnë në një botë më të mirë nga ajo që ishte dje. Ka nevojë për shumë durim dhe për shumë mundim për të luftuar kundrejt këtyre përbindëshave.

Se mos kujtoni se janë të vërtetë dragonjtë, është thjeshtë një metaforë që po përdorim. Por, asnjë hero nuk mundet të shpëtojë botën i vetëm. Mirë do ishte në fakt sikur ta shpëtonte vetëm një dhe ne të tjerët ta shihnim por fatkeqësisht nuk funksionon ashtu. Kjo është arsyeja pse të gjithë heronjtë dhe heroinat duhet të bashkohen për të vrarë dragoin.

Gjithashtu heronjtë nuk mund të luftojnë duarbosh. Heronjtë kanë nevojë për armë, heronjtë kanë nevojë për mjete. Një heroi i duhet një shpatë. (ju rikujtoj sërish përdorimin e metaforës këtu. Nuk është se do vij njeri t’ju japë një shpatë prej vërteti. Mund t’ju japim një biskotë… ose një gotë më mirë)

Telekom Electronic Beats di të vlerësojë heroizmin e gjithësecilit prej nesh dhe është aty për të na dhuruar shpatën për të cilën kemi nevojë. Mjetet e duhura që do të na ndihmojnë të nxjerrim në pah heroin brenda nesh.

Për këtë arsye sot (e Enjte), ora 20:00, Telekom Elektronic Beats në Telekom Lounge zbulon këto mjete dhe për t’u bashkuar drejt një misioni të përbashkët.

Eja të marrësh shpatën tënde. Dhe një gotë… ok dhe një shots.

Super muzikë nga 3 DJ shumë të mirë të Tiranës: DABÓ, TATU dhe Leo Ciko.

Telekom Electronic Beats.

Këta jemi ne.