Transmetuar më 29-06-2018, 08:10

“Nga qoshe e rrënuar, rilindi Ulëza turistike”. Kështu thuhet në një video të publikuar nga Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të premteje, ku nxirren pamjet pas ndërhyrjeve në këtë zonë.

“Me këto pamje nga Ulëza e rilindur në një destinacion turistik fantastik, më pak se dy orë larg nga Tirana, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.

Në video thuhet se Ulëza, është histori suksesi e investimeve të integruara që ka sjellë rigjallërim ekonomik dhe social të zonës.

Po ashtu thuhet se në Ulëz ndodhet një park natyror rajonal prej 4206 hektarësh, si dhe ështyë ndërtuar ujësjellësi i ri.

Bëhet me dije se është bërë rindërtim i ndërtesave përreth sheshit.

Dhe duke parë pamjet, Ulëza duket si një zonë e këndshme për t’u vizituar. /a.y/noa.al