Transmetuar më 05-07-2018, 12:14

Një djalë i ri shqiptar ka humbur jetën në mënyrë të dhimbshme në Greqi, duke sakrifikuar jetën e tij, për atë të një fëmije të vogël.

Bëhet fjalë për një 22-vjeçar nga fshati Haraçinë, në Maqedoni.

Viktima është Burhan Latifi, i cili kishte shkuar në Greqi për pushime, por fundjavën e lënë pas gjeti vdekjen tragjikisht.

I riu pa një fëmijë në vështirësi në det dhe u zhyt për ta shpëtuar, por pa mundur që ti japë ndihmë.

Burhani humbi jetën mes dallgëve të detit, teksa vogëlushi që kërkoi ndihmë u shpëtua nga pushues të tjerë.

Ndërkohë ceremonia funerale ndaj tij u mbajt këtë të mërkurë.

I ndjeri ishte djali i vetëm i familjes Latifi, ndërkohë që ka edhe një motër. /a.y/noa.al