Transmetuar më 08-07-2018, 17:05

Aksidenti tragjik që i mori jetën sot pesë personave, mes të cilëve tre fëmijë, shoi një familje të tërë emigrante nga Kosova që prej vitesh jetonin në Zvicër.

Tragjedia ndodhi në aksin rrugor Suharekë – Duhel, në pjesën e quajtur Biraq afër Suharekës, gjatë ditës së sotme rreth orës 13:21, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare nga Policia e Kosovës.

Aksidenti fatal erdhi pas përplasjes së një automjeti tip BMW dhe një autobusi.

Familja pesëanëtarëshe që u shua në aksident ishte me origjinë nga fshati Sopi, por prej kohësh me banim në Zvicër.

Kryefamiljari J.S, 32 vjeçar, bashkë me gruan dhe tre fëmijët e tyre, kishin ardhur së fundi në vendlindje për pushime verore.

Në lëvizje e sipër me automjetin e tij, në rrethana të paqarta, drejtuesi i mjetit ka humbur ekuilibrin duke u përplasur fatalisht me mjetin e rëndë.

Dëshmitarët thanë se vetura goditi autobusin duke pasuar në plagosjen fatale të të pesë anëtarëve të familjes që gjendeshin në bordin e automjetit.

Autoritetet në Kosovë po punojnë për të dokumentuar shkaqet e plota të aksidentit të tmerrshëm.

Zyrtarisht ajo tha se përplasja fatale ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së rregullave në trafik nga ana e drejtuesit të automjetit tip BMW. /a.k/noa.al/