Transmetuar më 09-07-2018, 17:53

Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn ka thënë se vendimi për liberalizim për Kosovën do të merret shumë shpejt.

Ai ka premtuar se nuk do të ketë vonesa dhe shtyrje në këtë proces, pasi do ta mbajnë premtimin.

Hahn ka thënë se do ta mbajmë premtimin dhe do ta marrim vendimin para pushimeve të verës.

“Do ta mbajmë premtimin dhe do të marrim vendim para pushimeve të verës”, ka thënë Hahn për KTV.

Ai po merr pjesë në Samitin BE-Ballkan Perëndimor që ka nisur sot në Londër.

Sot dhe nesër në Londër mbahet Samiti Ekonomik në mes të BE-së dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Krahas liderëve të Ballkanit, Kosova po përfaqësohet nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe zv/kryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.