Transmetuar më 09-07-2018, 20:42

Zëvendës kryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli ka ndarë në rrjetet sociale momentin kur ka pësuar aksident para shumë vitesh dhe kishte rënë në koma.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai ka rrëfyer se ka përjetuar një aksidenti të tmerrshëm që pothuajse i kushtoi jetën, atij dhe vëllezërve të tij.

Ai madje ka publikuar edhe foto se si dukej pas daljes nga koma.

“38 vite më parë, një mëngjes herët në gusht, unë dhe vëllezërit e mi ishim në rrugë nga Kosova për në Zvicër. Ishte një mëngjes me shi pa ndalur në Slloveni, papritmas përjetuam një aksident të tmerrshëm që pothuajse na kushtoi me jetë. Pas zgjimit tim nga koma, unë jam dukur kështu (si në foto) për pothuajse dy vjet. Unë e di se çfarë do të thotë shpejtësia, e di se çfarë do të thotë dhimbja. Zoti na shpëtoi kësaj radhe. Unë shpresoj se askush të mos përjetojë këtë,”-shkruan Pacolli./a.k/noa.al/