Transmetuar më 10-07-2018, 21:30

Të shtëna me armë zjarri në Kosovë gjatë mbrëmjes së sotme.

Si pasojë e të shtënave në Prishtinë, një person ka mbetur i plagosur.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në në lagjen Taukbahçe, konkretisht në parkun e kësaj lagjeje dhe i plagosur është një 22 vjeçar.

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, ndërsa i plagosuri është dërguar për mjekim në spital.

Ndërkaq, Policia ka identifikuar disa nga personat e përfshirë në rast dhe janë duke punuar në sqarimin e rrethanave të ngjarjes./a.k/noa.al/