Transmetuar më 14-07-2018, 15:07

Nga Jorida Tabaku

Mbi Samitin e Londrës!

Rama paska firmosur dje një kontratë në Samitin e Londrës ku është betuar për luftë kundër korrupsionit.

E gjitha kjo është në funksion të spektaklit dhe shfajeve që Rama I ka pa TVSH.

Nuk ka nevojë për një kontratë të tillë kur ligjet e vendit garantojnë transparencë.

Por, synimi kryeministrit është krekosja majë korrupsionit që vetë ka ligjëruar, normatuar dhe ngritur në sistem.

Qenka angazhuar se do të luftojë pastrimin e parave duke treguar burimin e financimeve të PPP, kur departamenti amerikan i shtetit e ka cilësuar Shqipërinë si vend kryesor në pastrimin e parave.

Ndërkohë që ka dhënë kontrata PPP firmave guaskë (offshore) ku nuk dihet e identifikohet pronari si Inceneratorët, Porti i Karpenit, Air Albaniae së fundmi projekti për 8 kullat në Tiranë dhe prishjes së teatrit janë vetëm disa shembuj.

Ka firmosur në kontratë se tenderat e koncesionet e radhës do të jenë me kon kunkurencë të hapur ndërkohë që aktualisht 30% e tenderave e tederave dhe koncesioneve janë pa garë dhe në kundërshtim me ligjin e i fitojnë vetëm një grusht njerëzish të lidhur me pushtetin.

Qenka angazhuar se do ketë konkurencë të lirë ndërkohë që në programin “1 mld Euro” deri më tani 4 prej 7 projekteve I kanë shkuar firmave me një ofertë të pakërkuar.

Ndërkohë, pavarësia e Agjencisë se Prokurimeve Publike është inekzistente. Sistemi online nuk përdoret dhe nuk është përdorur për asnjë projekt PPP.

Kesisoj, betimi I Ramës se do të angazhohet më luftën ndaj korrupsionit dhe do të krijojë institucione të pavarura është gënjeshtra e rradhës kur është ai penguesi kryesor i krijimit të SPAK?

Shfaqja e shëmtuar por e mirëllogaritur përpiqet të fshijë nga kujtesa e qytetarëve kalimin e 3 ligjeve me emra biznesi në kuvend dhe në kundërshti me Kushtetutën: ligji Fusha shpk për shkatërrimin e godinës së teatrit në këmbim të kullave, ligji për kompaninë kineze të lidhur me Olsi Ramën për portin e Karpenit dhe ligji për aeroportin e Vlorës.

Shqiptarët nuk kanë asnjë iluzion se cdo gjë është fasadë e propangandë, fatkeqësisht këtë po e kuptojnë dhe partnerët ndërkombëtarë.

Ka një dhe vetëm një pengesë për integrimin e vendimit dhe është kjo qeveri dhe Edi Rama. Asnjë kontratë formale e fasadë nuk shërben për asgjë për sa kohë realiteti është ndryshe.

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al