Transmetuar më 15-07-2018, 11:53

Kryeministri Edi Rama i ka kushtuar këtë të diel një vëmendje të posaçme, kullave të vrojtimit buzë detit.

Ai thotë se për herë të parë janë vendosur kulla vrojtimi nga veriu në jug, ndonëse mund të ketë edhe mangësi.

“Për herë të parë ka një infrastrukturë kullash vrojtimi në funksion të sigurisë së pushuesve nga Velipoja në Sarandë. Ende jo perfekte dhe pa boshllëqe, po si dita me natën me vitet e shkuara dhe në përmirësim ditë pas dite, me gjithë dobësitë e mëdha të pushtetit vendor në këtë drejtim, edhe pse ky aspekt është detyrë ligjore e funksion i bashkive”, shkruan Rama.

Ai shton se sidoqoftë asnjë justifikim dhe bashkëpunimi me bashkitë për të garantuar një sezon të pastër e të sigurtë po forcohet dita-ditës në terren.

Gjithashtu publikon edhe pamjet e disa prej kullave të vrojtimit të vendosur në plazhet shqiptare. /a.y/noa.al