Transmetuar më 16-07-2018, 19:36

Djali i ri që u gjet i vdekur në Greqi, është identifikuar nga policia lokale.

Viktima është Dorian Mançellari, 32 vjeç, lindur në Pogradec e me banim kohët e fundit në vendin fqinjë Greqi, raporton noa.al.

I ndjeri u gjet i pajetë në Grevena të Greqisë, të shtunën më 14 korrik, buzë rrugës.

Djaloshi ishte në gjendje paraburgimi në Felio, lokalitet i Trikala dhe të enjten më 12 korrik 2018 ishte rikthyer në liri.

Por dy ditë më pas ai u gjet i vdekur në rrethana që mbeten ende të paqarta.

Mësohet se familjarët kanë tërhequr trupin e të riut nga morgu në shtetin grek dhe janë duke e transportuar drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Trupi i të riut do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ndërsa mësohet se edhe në shtetin grek është bërë e njëjta procedurë.

Ekspertët mjeko-ligjorë grekë thanë se i ndjeri ka humbur jetën për shkaqe patologjike duke përjashtuar një krim ndaj tij. /noa.al/