Transmetuar më 16-07-2018, 20:32

Ditët e para të kësaj jave janë parashikuar që të jenë me reshje shiu, duke përbërë kështu një lajm të pakëndshëm për pushuesit.

Meteoalb njofton se fillimi i javës, sidomos e marta, do të dominohet nga vranësirat dhe në disa zona pritet të ketë dhe reshje shiu.

Situata do të përmirësohet në pjesën e dytë të kësaj jave, ku moti pritet të jetë i kthjellët dhe temperaturat të pësojnë rritje deri në vlerën 36 gradë Celsius.

“Pjesa e parë e javës paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të shpeshta vranësirat gjatë së martës kur priten shira të përkohshëm kryesisht në zonat malore dhe pjesërisht në Qendër.

Ndërsa pjesa e dytë e javës ri-sjell dominim të motit të kthjellët thuasje në të gjithë vendin.

Temperaturat do të pësojnë rënie të lehta dhe graduale deri të enjten, më e ndjeshme rënia gjatë së mërkurës, por sërish fundjava do të sjellë rritje të temperaturave duke bërë që maksimumi të kapërcejë vlerën 36°C”, – njofton Meteoalb në komunikimin e përditshëm për lexuesit e NOA.al. /k.k/noa.al/