Transmetuar më 18-07-2018, 14:56
Komisioneri i BE-së për Çështje të Brendshme, Dimitris Avramopoulos, ka deklaruar se do të mbajë një konferencë për mediat.
Konferenca është paralajmëruar për ditën e sotme, në orën 16:30.
Mësohet se krah tij do të jetë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Në këtë takim pritet të jepet lajmi që Kosova ka përmbushur kushtet e mbetura për liberalizimin e vizave.
Në Bruksel ndodhen edhe rryeparlamentari Veseli, Kryeministri Haradinaj, zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Pacolli dhe Zëvendëskryeministri Gashi. /k.k/noa.al/