Transmetuar më 20-07-2018, 20:31

Si janë meshkujt në shtart? Po femrat? Pikat e tyre më të nxehta? Përputhshmëria?

Mësojeni për shenjën e Gaforres.

GAFORRJA

Dashuria dhe seksi shkojnë bashkë përgjithmonë prandaj kujdes Gaforret. Njerëzit e kësaj shenje fillimisht kanë nevojë të ndihen të sigurtë në dashuri, pastaj mund të çlirohen për seks. Gaforret varen nga siguria.

Mashkulli Gaforre në shtrat: Meshkujt e kësaj shenje janë të ndjeshëm dhe venë nevojat e partnerit para atyre të vetes. Natyra e tyre e përkujdesshme i tërheq partnerët. Ai do të bëjë gjithçka që duhet për ta mbajtur partnerën të lumtur.

Femra Gaforre në dashuri: Ajo është seksi (erotike) dhe i pëlqen të qëndrojë në shtëpi. Ajo varet nga një mashkull i familjes. Pëlqen komplimentat dhe të puthet kudo. Ajo ka nevojë për siguri përpara se të shprehet lirshëm.

Pozicioni më i mirë: Kjo nuk është shenja e cila pëlqen të lidhet me zinxhir dhe të fshikullohet. Gaforrja kërkon siguri, kështu që merreni shtruar dhe bëni atë që ju pëlqen me të kur ajo është e shtrirë.

Pikat e nxehta të Gaforres: Gaforrja sundon gjoksin dhe kraharorin. Nëse përqendroheni në këto zona do ta bëni Gaforren të çmendet. Prekeni dhe putheni në këto pika. Me mashkullin Gaforre mund të tregoheni më të egër, atij i pëlqen kjo gjë.

Përputhshmëria e Gaforres: Përputhet me Peshqit, Akrepin, Demin dhe Virgjëreshën./a.k/noa.al/