Transmetuar më 22-07-2018, 12:37

Bashkia e Tiranës prej kohësh iu bën jehonë aktiviteteve lokale dhe së fundmi është ndalur në Festën e Fërgesës, e mbajtur në zonën e Surrelit, në afërsi të Dajtit.

Një ide e këndshme, por vetëm me festë fërgese nuk pati të ngjarë, pa marrë parasysh dhe shumë paradokse që u vunë re gjatë saj.

Ajo që të bën përshtypje është fakti se në të gjitha shpërndarjet promovuese të kompanive pjesëmarrëse, dominonin verërat, mishi i qengjit dhe i kecit dhe kurrkund nuk u pa një pjatë fërgesë.

Por edhe në lumin e fotove që solli Bashkia Tiranë, nuk arriti dot të sjellë një copë fërgesë, të paktën të ishte parë në sofrat e improvizuara.

“Fërgesa party”, siç ishte dhe emërtimi që i bëri bashkia Tiranë, u bë në një biznes që promovohet shpesh në evente të ndryshme si nga qeveria ashtu edhe nga bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj.

Një tjetër fakt që vihet re është se bashkia Tiranë e sjell njoftimin katër ditë me vonesë, ndërkohë që festa u mbajt në të vërtetë pasditen e 18 korrikut.

Madje në fjalën e tij kryebashkiaku Veliaj iu bëri thirrje qytetarëve që të konsumojnë më shumë produkte të zonës, duke ndihmuar në këtë mënyrë edhe ekonominë vendase, por vetëm produktin e zonës, fërgesën, nuk e kapi kund syri.

Festa e Fërgesës, prezantohen recetat e vjetra të gatimit të Shqipërisë së Mesme