Transmetuar më 23-07-2018, 08:09

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të hëne duke sjell pamje nga projekti për ndërtimin e aksit rrugor Delvinë-Kardhiq.

Ai e cilëson si një akt strategjik për turizmin dhe ekonominë kombëtare.

Po ashtu thotë se është një rrugë e premtuar për 20 vjet me radhë dhe e lënë rrugëve.

Rama bën me dije se në muajin nëntor aksi Delvinë-Kardhiq do kthehet në kantier ndërtimi.

“Me këtë tjetër projekt madhor të Programit Kombëtar të Rrugëve për Shqipërinë që duam, për një aks strategjik për turizmin dhe ekonominë kombëtare, Delvinë-Kardhiq, premtuar njëzet vjet me radhë e inauguruar me daulle elektorale për t’u lënë rrugëve si të tëra rrugët e tjera që trashëguam, por që tanimë do të kthehet nga 3D në kantier ndërtimi në muajin tetor, ju uroj një jave të mbarë”, shkruan Rama.

Ndërkohë në videon më poshtë, mund të shihni pamjet e projektit. /a.y/noa.al