Transmetuar më 24-07-2018, 16:51

Greqia është gjunjëzuar nga zjarret masive që kanë përfshirë hapësira të gjera në periferitë e Athinës.

Deri tani janë regjistruar 60 viktima dhe mbi 170 të plagosur. Rreth 100 persona rezultojnë të zhdukur.

Zjarret kanë djegur mbi një mijë banesa, qindra makina dhe mijëra hektarë pyje.

Qyteza e Matit ngjason tashmë me një qytet fantazmë. Kjo zonë është edhe më e prekura dhe gjithçka është shkrumbuar.

Në pamjet e kapura nga një avion duket situata e ngjashme me filmat me skena apokaliptike./a.m./noa.al/

Makina e emigrantit shqiptar gjendet e djegur në Greqi, brenda dhe një kufomë

Situata e zjarreve në Greqi është dramatike, mes viktimave dyshohen 5 shqiptarë

Zjarret në Athinë, thirrja e ambasadës shqiptare

Viktima dhe të plagosur nga zjarret në Greqi, pamjet se si qytetarët kërkojnë shpëtim

Shkon në 50 numri i viktimave nga zjarret Greqi, 26 trupa të karbonizuar gjenden në një vilë

Greqia digjet nga zjarret, 24 të vdekur dhe mijëra në arrati