Transmetuar më 24-07-2018, 17:02

Ajo që të gjithë i druheshin po konfirmohet. Bilanci i viktimave nga zjarret në Greqi po rritet orë pas ore.

Mediat greke raportojnë se numri i viktimave ka shkuar në 74 ndërkohë 187 persona raportohet se janë plagosur me lëndime të gradave të ndryshme.

Por, kjo tragjedi mund të thellohet edhe më tej pasi dhjetëra qytetarë rezultojnë ende të zhdukur.

Mes viktimave dhe të plagosurve ka edhe fëmijë. Po ashtu, një pjesë e të zhdukurve janë fëmije sipas raportimeve nga autoritetet greke.

Aktualisht, grupet e shpëtimit janë shpërndarë në terren për t’i ardhur në ndihmë personave që mund të kenë mbetur të plagosur.

Ndërkohë, zjarrfikësit vijojnë operacionet pasi ka ende vatra zjarri aktive, edhe pse jo me intensitet si natën e shkuar.

Disa vende evropiane kanë ofruan ndihmë ndaj Greqisë për përballimin e situatës./a.m./noa.al/

Makina e emigrantit shqiptar gjendet e djegur në Greqi, brenda dhe një kufomë

Situata e zjarreve në Greqi është dramatike, mes viktimave dyshohen 5 shqiptarë

Zjarret në Athinë, thirrja e ambasadës shqiptare

Viktima dhe të plagosur nga zjarret në Greqi, pamjet se si qytetarët kërkojnë shpëtim

Shkon në 50 numri i viktimave nga zjarret Greqi, 26 trupa të karbonizuar gjenden në një vilë

Greqia digjet nga zjarret, 24 të vdekur dhe mijëra në arrati

Pamjet apokaliptike nga avioni, shikoni çfarë kanë lënë pas zjarret në Greqi

Zjarret në Greqi, mbi 100 të zhdukur, dalin fotot e para