Transmetuar më 26-07-2018, 14:04

Tiranë, NOA.al- Vijon moti me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin. Sërish mesdita dhe orët e pasdites fuqizojnë vranësirat në territor duke sjellë shira të izoluara në Qendër por rrebeshe të përkohshme në zonat malore, kryesisht në Juglindje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë me rritje të lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke variuar nga 14 në 34°C.

Era do fryjë kryesisht e lehtë por mesatare në Juglindje, me shpejtësi 26 km/h nga Perëndimi ndërsa në det vijon dallgëzim i ulët.

Europa

Verilindja dhe pjesërisht Qendra e Europës paraqiten me vranësira dhe rrebeshe afatshkurtra shiu.

Po ashtu, shira të përkohshëm do të ketë në zona të izoluara të Ballkanit. Ndërsa vijon kryesisht me kthjellime gadishulli Iberik dhe rajoni i Detit të Zi. /a.y/noa.al