Transmetuar më 27-07-2018, 13:11

Prej ditësh hetimi tatimor po ndalet në verifikimet në hotele të ndryshme, ku për shkak të mos lëshimit të kuponave tatimorë, vendoset bllokimi i tyre.

Së fundmi aksioni është zhvilluar në jug, ku janë bllokuar një sërë hotelesh të njohur.

Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Jugor thotë se ka intensifikuar kontrollet dhe verifikimet për të reduktuar evazionin fiskal, në kuadër të zbatimit të planit të masave për sezonin turistik.

Strukturat e Hetimit Tatimor njoftuan se gjatë së enjtes kanë konstatuar se subjekti “Markela Kokëdhima” me vendndodhje në Gjirin e Panormit (Qeparo Fushë) kishte kryer një sërë shkeljesh tatimore gjatë ushtrimit të aktivitetit ekonomik.

Gjithashtu, në datë 26 korrik nga strukturat e Hetimit Tatimor Rajoni Jugor u konstatuan shkelje nga ana e subjektit “Valta Hotel”, me vendndodhje në Qeparo, Himarë. Ndaj tij  është marrë masa e bllokimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarikë për “moslëshim kuponi tatimor” (hera e dytë).

Ndërsa nga kontrollet e tjera të ushtruara në Himarë, Ksamil, Qeparo, Borsh, etj.. u morën edhe masat si më poshtë vijojnë:

– Për subjektin Ardenis Hamza, me vendndodhje në Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

-Për subjektin Camping Kranea, me vendndodhje në Livadh, penalizim për mos lëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin Mariglen Lika, me vendndodhje në Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Kelen-ja, me vendndodhje në Livadhja, penalizim për mos lëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin Vladimir Lani, vendndodhja Qeparo, penalizim për mos lëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin Dëshira Mahili, vendndodhja Ksamil, aktivitet i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Farije Jahaj, vendndodhja Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Bujar Kofina, vendndodhja Borsh, aktivitet i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH

– Për subjektin Areti Likoka, vendndodhja Himarë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Drejtoria e Hetimit Tatimor në DPT, tërheq vëmendjen e tatimpaguesve që operojnë në zonat turistike të respektojnë detyrimet ligjore, për të siguruar një ecuri pozitive të sezonit veror. /a.y/noa.al