Mbrëmjen e sotme pritet eklipsi më i gjatë hënor i shekullit, siç njihet ndryshe eklipsi i hënës së kuqe.
Hëna do të vijë e shoqëruar nga Marsi, duke ndriçuar më shumë se çdo herë tjetër në hapësirë.
Shkencëtarët thonë se ky do të jetë eklipsi më i gjatë hënor i shekullit 21, dhe pritet që të ndodhë ditën e premte, në 27 korrik.
Pasi të rreshtohet me Tokën dhe Diellin, Hëna e plotë do të errësohet dhe do të ndryshojë ngjyrë, nga e hirtë në të përgjakshme.
Fenomeni frikësonte paraardhësit tanë të lashtësisë. Ndërsa edhe sot e kësaj dite shihet si një fenomen i frikshëm në disa pjesë të botës.
Marsi do t’i bashkohet spektaklit qiellor, duke u shfaqur direkt nën Hënën e Përgjakur.
Nuk mbetet gjë tjetër veçse të shohim këtë dukuri në hapësirë.
Eklipsi në tërësinë e tij do të jetë i dukshëm në vendet e Evropës Lindore dhe të Azisë Jugore. /k.k/noa.al/