Transmetuar më 28-07-2018, 15:07

Ky është horoskopi për ditën e diel, 29 korrik 2018 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Ky është një moment shumë i mirë për të zyrtarizuar një histori dashurie apo për të ndërmarrë aventura të reja romantike. Edhe nga pikëpamja profesionale, mund të gjeni dashurinë dhe qetësinë, por duhet të jeni sa më pozitiv përballë angazhimeve të papritura.

Demi

Ky është një moment i rëndësishëm për të arritur të gjithë ato objektiva që i keni vendosur vetes gjatë javëve të fundit. Nga pikëpamja sentimentale, parashikohen konfirmime pozitive.

Binjakët

Nëse jeni në një gjendje pasiviteti në vendin e punës, ka ardhur momenti që të tregoheni më kurajoz dhe autoritar, duke marrë në dorë situatën dhe duke hartuar strategji fituese. Në dashuri, këshillohet që të mos kini shumë pretendime.

Gaforrja

Parashikohet një ditë e cila ju sheh tejet të ndjeshëm dhe emotiv, ndoshta për shkak të ndonjë sikleti në familje, ose me partnerin. Megjithatë mundohuni që të shmangni përfshirjen në debate tepër të ndezura, pasi mund të reagoni në mënyrë shumë agresive.

Luani

Ky është momenti ideal për të kultivuar dashurinë dhe për të rizgjuar ndjenjat. Krijimtaria dhe besueshmëria juaj do ju lejojë që të merrni një rol më të rëndësishëm në punë, ndaj jini të gatshëm të lodheni më shumë.

Virgjëresha

Janë ditë të cilat ju shohin të përqendruar në realizimin e një projekti të ri, i cili i ka të gjitha gjasat që të rezultojë i suksesshëm. Por në vendin e punës duhet të jeni më luftarak.

Peshorja

Mos u përfshini nga paniku, nëse ndjeni se të gjithë projektet tuaja nuk po ecnin siç shpresonit, pasi kjo është një periudhë tranzicioni, e cila do ju lejojë që të qartësoni disa gjëra. Orët e mbrëmjes, parashikohen që të jenë më romantike.

Akrepi

Parashikohen propozime të rëndësishme në vendin e punës, të cilat do të sjellin një sërë avantazhesh për karrierën tuaj. Në dashuri, kjo është një periudhë e cila ju fton që të jeni të durueshëm dhe të tregoni kujdes.

Shigjetari

Do të rigjeni forcën, grintën dhe pozitivitetin, ndoshta edhe për shkak të disa konfirmimeve që keni marrë gjatë periudhës së fundit. Do të jeni mjaft të tërhequr nga një person, i cili ndonëse mund të jetë shumë i ndryshëm nga ju, do të arrijë që të kuptojë më së miri karakterin tuaj.

Bricjapi

Gjatë kësaj fundjave duhet të tregoheni sa më pak impulsiv dhe xheloz në dashuri, për shkak se mund të krijohen disa keqkuptime lidhur me partnerin/en. Nga pikëpamja profesionale, parashikohen mundësi të mira për të negociuar.

Ujori

Kjo e diel është mjaft e dobishme për të pushuar dhe rikuperuar energjitë. Së fundmi jeni përballur me disa të papritura të cilat ju kanë tensionuar, por me mbështetjen e duhur të kolegëve të besuar, do të arrini të kapërceni çdo pengesë. Në vendin e punës duhet të jeni më pozitiv.

Peshqit

Parashikohen ndryshime të rëndësishme, të cilat do ju lejojnë që të mposhtni çdo pavendosmëri të së kaluarës dhe të ndërmerrni rrugëtime të reja profesionale ose jo. Mbrëmja parashikohet që t’i rikthejë relaksin. /a.y/noa.al