Transmetuar më 29-07-2018, 19:35

Tumori në mushkëri është ndër më të rrezikshmit që mund të prekë një burrë ose një grua për dy arsye, sepse shpesh është i heshtur dhe sepse kur godet, rreziku fatal është shumë i lartë.

Arsyeja se pse tumori në mushkëri shkakton shumë vdekje është sepse një masë qelizash të “çmendura” përhapen në organe të ndryshme dhe duke u shkëmbyer oksigjeni me gjakun, ndodh edhe bllokimi i frymëmarrjes.

Simptomat në një pjesë të mirë të rasteve janë të vështira për tu verifikuar, por mjekësia ka identifikuar tetë prej tyre:

-Kollë e vazhdueshme që zgjat në kohë

-Gjak në gëlbazë

-Frymëmarrje e rënduar

-Dhimbje në kraharor gjatë kollitjes

-Humbje peshe

-Mungesë oreksi

-Lodhje

-Infeksione të shpeshta të rrugëve të frymëmarrjes, mes tyre bronkiti

Nëse për ta identifikuar në kohë tumorin në mushkëri e keni të vështirë, parandalimi i tij siç raporton noa.al, mund të bëhet në katër mënyra:

-Duke eliminuar duhanin

-Duke eliminuar tymin pasiv të duhanit, sidomos tek fëmijët

-Duke konsumuar fruta dhe perime, të cilat me vitaminat e tyre i bëjnë mushkëritë më të shëndetshme

-Duke ndjekur një stil jete të shëndetshëm. /a.y/noa.al