Transmetuar më 29-07-2018, 20:42

Ata që pinë vetëm në festa apo darka– Janë të bindur se duke pirë vetëm me raste, nuk i shkaktojnë dëme shëndetit dhe aq më pak të dëmtojnë të tjerët me tymin pasiv. Por bëni kujdes, pasi pirja e duhanit me raste, mund të kthehet në varësi, sidomos në periudha stresi. Këshilla? Të mendoni sa më shpesh për pasojat e rrezikshme dhe të gjeni vullnetin e duhur për të hequr dorë.

Ata që… kanë frikë ta lënë– Në këtë kategori bëjnë pjesë ata persona që e shtyjnë me data të ndryshme, ditën e lënies së duhanit. Nëse është e mundur që ta lini për një ditë, është e mundur që ta lini përgjithmonë. Nëse ti thoni vetes “do e lë duhanin përgjithmonë”, është shumë e vështirë, mjafton ta provoni ditë pas dite lënien e tij. Mjafton kaq!

Ata që, mendojnë se e kanë stresin nën kontroll vetëm kur pinë duhan– Mendojnë se duhani i ndihmon që të mbajnë nën kontroll probleme të vogla dhe të mëdha të jetës. Nëse për 20 vjet, sa herë që janë mërzitur kanë ndezur një cigare, me siguri që nuk do e lënë për një ditë. Këshilla për këtë kategori duhanpirësish? Lëreni të kalojë ndjesinë e mërzisë pa pirë duhan, do të zbuloni me kohën se situatat do i përballoni më mirë.

Ata që thonë, “nuk e lë duhanin se shëndoshem”- Ka shumë mundësi që duke lënë duhanin mund të fitohet ndonjë kilogramë më shumë, por këtu është momenti që të gjeni ndonjë kompromis të arsyeshëm. Të shqetësuarit për peshën, mund të sjellë pasoja të tjera më të rënda, për organizmin tuaj, shkruan noa.al. Këshilla? Gjeni mënyra të tjera për të humbur peshë. Vetëbesimi pas lënies së duhanit do të shtohet edhe për gjetjen e zgjidhjeve për probleme të tjera, siç është mbipesha. /a.y/noa.al