Transmetuar më 29-07-2018, 21:50

Shtatzënia është një palestër shumë e mirë, për trurin e një nëne të ardhshme. Shërben për ta stërvitur që të përballohet me disa angazhime njëkohësisht.

Dhe pak rëndësi ka, nëse këtu aty ka harresa të vogla, pasi bëhet fjalë për gjëra më pak të rëndësishme në raport me kujdesin ndaj vetes dhe foshnjës që pritet të vijë në jetë.

E vërteta është se kujtesa e femrave nuk reduktohet gjatë shtatzënisë dhe siç shpjegon Allen Snyder, një neuroshkencëtar australian, “vëmendja e tyre përqendrohet në gjëra vërtetë të rëndësishme, siç është mbrojtja e jetës së bebes”.

Sipas ekspertit, truri i femrës bëhet pak si ai i Albert Einstein, i cili shpesh harronte shënime të rëndësishme, kur punonte për teorinë e relativitetit.

Më konkretisht një studim amerikan, mbështet idenë se të pasurit fëmijë, e bën një femër më inteligjente, shkruan noa.al. Kjo pasi hipotalamusi, zona përgjegjëse për memorien dhe të mësuarin, mund të krijojë lidhje të reja neuronesh gjatë nëntë muajve të shtatzënisë.

Një teori e cila mund të shpjegojë se si nënat arrijnë që të vendosin lavatriçen, të mbajnë foshnjën në krahë, të mbledhin gjërat nëpër shtëpi, të bëjnë pazarin etj., thuajse në të njëjtën kohë.

Gjithashtu, ardhja në jetë e fëmijës së parë, i ndihmon nënat që të kenë një kontroll më të madh të stresit. /k.k/noa.al