Transmetuar më 31-07-2018, 08:19

Shqipëria u rendit e 98 -ta në 167 vende për logjistikën tregtare gjatë periudhës 2012-2018 sipas indeksit të Bankës Botërore. Në këtë renditje Shqipëria renditet e parafundit në Rajon duke lënë pas vetëm Maqedoninë. Vende të tjera si Serbia, Mali i Zi, Kroacia dhe Bosnja renditen më mirë.

Kapacitetet logjistike tregtare të Shqipërisë u vlerësuan me një maksimale prej 65 për qind nga 100 për qind që është vlerësimi maksimal. Renditja e Shqipërisë do të ishte edhe ulët, por pozita gjeografikë që i mundëson vendit transport detar nga disa porte i kanë shanse më mira për tregti se sa disa vende të tjera, të tilla si Maqedonia shkruan Monitor.

Në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta ku bën pjesë edhe Shqipëria, janë shënuar përmirësime në Kroaci dhe Bullgari, teksa kanë bërë më pak përparime Kina, Tajlanda dhe Afrika e Jugut. Shumica e vendeve në këtë grup kanë qasje në det ose ndodhen në distancë të afërt me rritjet globale tokësore.

Raporti global i Bankës Botërore cilëson se përgjatë viteve të fundit vendet me të ardhura të larta shumica e të cilave janë në Evropë, të tilla si Gjermania, Holanda, Suedia, Belgjika, Singapori, Britania, Japonia, Austria, Hong- Kongu dhe SHBA-të janë renditen në top listën e vendeve me logjistikën më të mirë tregtare. Nuk është e habitshme, që nga këto vende tradicionalisht kanë dominuar industrinë e zinxhirit të furnizimit më mallra në botë.

Në pesë vitet e fundit përformaca e këtyre vende pothuajse nuk ka ndryshuar, por vlen të theksohet përmirësimi i madh Japonisë, Danimarkës, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Zelandës së Re.

Indeksi i logjistikës për tregtinë mundëson mundur vlerësimin e një modeli tregtar duke përdorur të dhëna për më shumë se një vit. Banka Botërore ka provuar se përmirësimi me 1 për qind në këtë indeks rrit tregtinë e vendit me 16 për qind.

Nga vendet në zhvillim përfitimet më të mëdha nga përmirësimi i logjistikës për tregti i ka pasur Kamboxhia, Kosta Rika dhe Tunizia.

Në vendet me logjistiken me të dobët janë kryesisht shtete me të ardhura të ulta dhe me të ardhura të mesme, kryesisht në Afrikë dhe në zona të izoluara. Këto janë ose ekonomi të brishta të prekura nga konflikte të armatosura, nga fatkeqësitë natyrore dhe politike, trazira apo vende pa dalje në det që sfidohen nga gjeografia ose mungesa e ekonomisë së shkallës.