Transmetuar më 21-08-2018, 20:44

Një fotograf nga Afrika e Jugut ka publikuar disa pamje të bëra nga droni, ku shfaqet ndarja dramatike mes të pasurve dhe të varfërve në Afrikën e Jugut, Meksikë dhe Indi.

Fotot janë pjesë e një projekti të Johnny Miller, të cilën e filloi në Prill të vitit 2016 për të treguar pabarazinë mes njerëzve.

“Që kur zbret në Cape Town je i rrethuar nga kasollet.

I gjithë aeroporti rrethohet nga kasolle të vogla dhe duhen 10 minuta që të arrish në zonën ku jetojnë të pasurit”, thotë ai për BBC-në.

Sipas tij, lufta ndaj pabarazisë është sfida kryesore e gjeneratës së ardhshme.

Më poshtë keni fotot që tregojnë këtë realitet.