Transmetuar më 23-08-2018, 15:03

Astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, për herë të parë kanë luajtur tenis në hapësirë.

Ishte astronauti Andreë Feustel, që bashkë me anëtarët e tjerë të ekuipazhit Ricky Arnold, inxhinierin e fluturimit të NASA-s, dhe Alexander Gerst, inxhinierin e fluturimit të Agjencisë Hapësinore Evropiane, filluan të luanin.

Me këtë veprim, ata vërtetuan se graviteti nuk mund të jetë aspak problem për të luajtur.

Në partneritet me US Open, komandanti Andrew Feustel dhe anëtarët e tij të ekuipazhit, Ricky Arnold, inxhinierin e fluturimit të NASA-s, dhe Alexander Gerst, inxhinierin e fluturimit të Agjencisë Hapësinore Evropiane, morën pjesë në ndeshjen e parë ‘dyshe hapësinore’ që u transmetua në tokë me ndihmën e projeksioneve 3D.

Astronautët përdorën raketa më të vogla për të goditur topin mbi rrjetën në fushën e improvizuar në ISS.

Rregullat u ndryshuan pak, për shkak të mungesës së gravitetit, duke lejuar lojtarët për të goditur topa nga dyshemeja, kulmi por edhe nën rrjetë.

Kjo është një ngjarje, përgatitja e të cilës ka filluar qe në dhjetor 2017, me shoqatën e tenisit te Shteteve të Bashkuara. /k.k/noa.al/