Transmetuar më 23-08-2018, 15:19

Edgar Çani largohet përfundimisht nga skuadra e Partizanit.

Ish-lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit u prezantua me bujë te të kuqtë, por rezultoi dështim.

Kjo pasi Çani kaloi periudha të vështira te ekipi kryeqytetas, me dëmtime të shpeshta të cilat e penguan të shpalosë vlerat e tij.

Klubi i Partizanit, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, lajmëron ndërprerjen me marrëveshje të kontratës me sulmuesin.

Në fakt, marrëdhëniet mes palëve ishin prishur që në pranverë, por edhe pse u dërgua të stërvitej me Partizanin B, futbollisti këmbëngulte të respektonte kontratën, ndonëse kontributi i tij në skuadër të ndeshjet zyrtare ishte i papërfillshëm.

Sulmuesi pritet të rikthehet në futbollin italian, ose më saktë në Serinë C. /k.k/noa.al/