Transmetuar më 23-08-2018, 21:52

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Grabovc të Fushë Kosovës.

Si pasojë e aksidentit, një fëmijë 10-vjecar ka mbetur i vdekur.

Dyshohet se i mituri po drejtonte një motoçikletë kur është përplasur nga një kamion.

I mituri ndërroi jetë në spital, duke mos mundur të përballojë dot plagët e rënda.

Autoritetet përkatëse po punojnë për dokumentimin e plotë të aksidentit fatal./a.k/noa.al/