Transmetuar më 26-08-2018, 08:20

Një 35-vjeçar shqiptar i Kosovës, që aktualisht po vuan dënimin me burg për një vrasje, ka kërkuar që të shkollohet.

Ai është Faton Hajrizi, i cili kur kishte vetëm 15 vjeç ka vrarë një ushtar rus në Kosovë, duke e qëlluar me armën e tij.

I riu nga Skënderaj është i dënuar me 25 vite burgim. Hajrizi ka nisur të mendojë për shkollim. Kërkesën e ka drejtuar në Ministrinë e Drejtësisë, por ministri Abelard Tahiri edne nuk ka kthyer një përgjigje.

Avokati Gëzim Kollçaku thotë se ka dërguar edhe një urgjencë për këtë çështje duke qenë se shtatori po afrohet.

Për t’u realizuar kjo kërkesë, Faton Hajrizi duhet të transferohet nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Burgun e Dubravës, vend nga i cili kishte ikur disa herë. /k.k/noa.al/