Transmetuar më 30-08-2018, 10:15

Jepet drita jeshile për liberalizimin e vizave për Kosovën. Komiteti për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme i Parlamentit Europian, votoi paraditen e sotme rekomandimin pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Vendimi u mor me 30 vota pro, 10 kundër dhe dy abstenime.

Tashmë çështja e liberalizimit kalon tek Parlamenti Europian dhe Këshilli për marrëveshje ndër-nstitucionale për liberalizim.

Nëpërmjet këtij vendimi i hapet rrugë nisjes së negociatave mes PE dhe Këshillit, për të vijuar më tej me procedurat e vendimmarrjes çka do të çonte zyrtarisht në liberalizimin e vizave.

Sakaq para votimit raportuesja Tanja Fajon, deklaroi se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara. /a.y/noa.al