Transmetuar më 01-08-2018, 11:46

E “fundosur” në mes të pyllit dhe jo shumë larg qendrës, me një pamje mbresëlënëse, ku kodra ndodhet në njërën anë dhe lumi në anën tjetër.

Është kjo vila e re e futbollistit portugez Cristiano Ronaldo, në Torino të Italisë.

Një vilë e dyfishtë me palestër dhe pishinë, në zonën e Gran Madre, një prej vendeve më të lakmuara.

Natyrisht nuk mungojnë dhomat e gjumit për të pritur familjarë dhe miq si dhe krahas vilës së madhe të tij, edhe një më e vogël e mënjanuar.

Duket se pas transferimit te Juventus, CR7, i ka mundësuar edhe më shumë kushte nga sa ka pasur.

Nga debutimi me skuadrën italiane, Ronaldo do të përfitojë 30 milionë euro në sezon. /a.y/noa.al